Votimi, Kaledonia mbetet pjesë e Francës

Votimi, Kaledonia mbetet pjesë e Francës

15:30, 04/11/2018
A+ Aa A-

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se shumica e kaledonasve që votuan në referendum për t’u pavarësuar, zgjodhën të mbeten pjesë e Francës.

Gjatë një fjalimi të mbajtur për media, Macron duke iu referuar përpjekjeve të kaledonasve për t’u pavarësuar nga Franca, ka thënë se “nuk ka rrugë tjetër përveç dialogut”.

Ndërsa kryeministri francez, Edouard Philippe, ka bërë të ditur se do të zhvillojë takime me zyrtarë nga Kaledonia e Re, për të diskutuar rreth planeve në vijim.

Referendumi ishte rezultat i një procesi që ka filluar 30 vite më parë, i cili shpesh herë ka shkaktuar dhunë midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të ndarjes nga Franca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco