Debati Munk, mes 'populistit' Bannon  dhe konservatorit Frum

Debati Munk, mes 'populistit' Bannon dhe konservatorit Frum

10:35, 04/11/2018
A+ Aa A-

Një debat i ashpër por shumë civil që tregon qartë se e ardhmja në perëndim i përket “populizmit kombëtar dhe jo liberalizmit socialist”. Një debat prej 1 orë e 36 minutash që arrin të “ndryshojë opinionin e të pranishmëve në sallë nga 28 % para debatit në favor të populizmit kombëtar në 53 % në favor të tij në fund të debatit”!!!!

MUNK-Debate është një seri debatesh që zhvillohen gjatë një gjysëm viti në Toronto të Kandasë. Ato janë të organizuara nga fondacioni Eurea, një fondacion bamirësie i ngritur nga Peter Munk, themelues i Barrick Gold dhe gruaja e tij Melanie Munk.

Seria e debateve ka nisur ne vitin 2008, nga Munk dhe Ruyard Griffiths që ka moderuar shumicën e debateve. Këto debate janë shumë popullore ngë Toronto dhe ndiqen nga publiku i gjërë i cili mund ti ndjek ato direkt në sallë përmes biletave që shiten lirisht për publikun.

Para dhe pas dedatit zhvillohet një sondazh dhe fituesi i debatit konsiderohet ai që ka i bërë të mundur të ndryshojnë opinion e më shumë njerzve. Debati jepet direkt në TV edhe nga BBC…

Debati i datës 2 nëntor 2018 është zhvilluar mes Steve Bannon dhe  David Frum për temën “Populizimi përballë Liberalizmit (mund të rishikohet në këtë link: https://www.youtube.com/watch?v=poq5ZrAc7pk). Një debat mes ish-këshilltarit populist të Trump, Steve Bannon dhe  konservatorit, ish-shkruesit të fjalimeve të Xhorxh Bush, Davind Frum. Një debat ku ishin grumbulluar rreth 500 vetë dhe që ka shkatuar reagime të ashpra e të fuqishme të protestuesve, prezent edhe në sallë, mbështetës të filozofisë liberale apo anti-Trump, reagime që kanë cuar në 12 arrestime dhe 2 të plagosur. Është tentuar që ky debat të pengohet por organizatorët e kanë vazhduar atë deri në fund me argumentin se “në një sistem të demokracisë liberale” duhet të dëgjohen edhe mendimet e kundërta që disave ju duken të gabuara.

Një element i ri gjatë debatit ishte paisja e pjesëmarrësve me një paisje të vogël elektronike të quajtur “clicker” përmes të cilës mund të votohej për një rezolutë duke shtypur një buton me dy pozicione 1 (PRO) dhe 2 (Kundër).

Rezoluta kishte dy pyetje: A është populizmi e ardhmja? Dhe: A po zbythen vlerat liberale? Nga votimet para fillimet të debatit, 28 përqind mendonin se e ardhmja e politikës perëndimore është populizmi dhe jo liberalizmi kurse 72 përqind ishin kundër kësaj tendence.

Pjesëmarrësve, para debatit, u jepej mundësia ti përgjigjeshin edhe një pyetjeje tjetër: a jeni gati të ndryshoni mendim duke ndjekur debatin? Nga votimi në salle rezultoi se 57 përqind e pjesëmarrsve ishin gati të ndryshonin mendim duke dëgjuar debatin. Kësaj pyetje, pjesëmarrësit mund ti përgjigjeshin gjatë të gjithë kohës që zhvillohej debati.

Më tej filloi debati ku Bannon dhe kundërshtari i tij Frum do të bënin një deklaratë prej 8 minutash. Bannon filloi i pari duke thënë se “Cështja nuk është nëse populizmi është në ngjitje apo e ardhmja. Cështja është nëse populizmi do të jetë socialist apo kombëtar (nacionalist)?” Sepse për Bannon, “liberalizmi është populizëm socialist”.

Moderatori gjatë reagimit të një grupi emigrantësh bëri thirrje të respektohet mendimi alternativ dhe ata që nuk janë dakord mund të largohen nga salla sepse shumica në sallë janë të interesuar për këtë temë madje janë të gatshëm të ndërrojnë mendim në varësi se cfarë do të thuhet në këtë debat. Për Bannon “të gjithë krizat që kanë prekur jetesën e qytetarëve gjatë 20 viteve të fundit, janë krijuar nga elita liberale financiare.

Lëvizja populiste nuk i ka krijuar këto probleme, as të gjithë këto kriza që kanë prekur jetën e qytetarëve…Elita e pasur liberale që drejton dhe kontrollon botën ka sajuar forume elitare të mashtrimit si për shëmbull Davosin në Zvicër dhe kështu është shkëputur nga klasa e mesme… Kjo nuk është gjë tjetër vecse një elitë e korruptuar që tenton të drejtojë botën duke harruar qytetarët në cdo vend…”.

Debati vazhdoi me deklaratën e Frum një mbështetës i filozofisë liberale dhe kritik i ashpër i populizmit të Trump, ndonëse është një konservator i djathtë, mbështetës i Xhorxh Bush. Ai filloi deklaratën e tij duke thënë se “reagimi i protestuesve është shënjë e pasigurisë që ndjejnë qytetarët nga populizmi…” Ai shtoi se cështja sonte në këtë debat ka të bëjë me një nga sfidat më të mëdha që institucionet liberale demokratike duhet të përballojnë që nga fundi i komunizmit. Prandaj sonte unë kam tre objektiva.

Së pari do t'i drejtohem atyre që janë të pavendosur për ti treguar se kjo që thotë Bannon nuk i sjell asgjë qytetarëve, përvec frikë e urrejtje.

Së dyti duhet t'ju them se kjo që ka ndodhur kohët e fundit nuk është sfida e parë që përballet demokracia liberale, por ka pasur edhe herë te tjera që drejtues  të korruptuar apo mashtrues kanë marrë peng demokracinë liberale, dhe ju sot duhet të vepronin si prindët dhe gjyshërit tuaj duke bërë të njëjtën gjë dhe tejkaluar këto kriza, por jo përmes populizmit.

Së e treta, më e rëndësishmja është se shumë që mbështesin Trump kanë mbështetur idenë se kjo e keqe duhet shëmbur ose sic e ka thënë më formë metaforike Bannon, duhet djegur, por unë ju them se nëse kjo do të ndodhë për shkak të mbështetjes suaj, atëhere do të jeni ju që do të vuani pasojat e saj dhe fëmijët tuaj do tju qortojnë e ndëshkojnë…”.

Frum insiston se nuk është një “populist liberal” por një “konservator” që kërkoj të “konservojë(ruajë)” vetëm trashëgiminë liberale. Dhe qëndrimet e mia si konservator bazohen në 4 parime: 1) jam kundër qeverisë që vjedh, 2) jam kundër medias që gënjen, 3) jam por gjykatave që mbrojnë njëlloj të drejtat e të gjithëve;

4) jam por votimit për të gjithë dhe për numurimin e saktë të votave edhe të atyre që kanë frikë se vota e tyre mund të manipulohet”. Dhe çfarë është populizmi sipas Frum: “populizmi pretendon se flet për popullin por në fakt tenton ta përcajë popullin, duke i ndarë në “këtë popull” dhe në “atë popull”, në fakt tenton në ndajë vendin në “popull që është me mua” dhe “popull që nuk është me mua”.. Populistët në fakt janë armiqtë e popullit…Dhe populizmi do të humbasë se është një mashtrim, një gënjeshtër, një rrenë..

Populistët, jo të gjithë janë hajdutë, por Trump është një hajdut, Orban është një hajdut, Marine Le Pen është një hajdute…Sepse për shëmbull, Trump menaxhon ekonominë amerikane njëlloj siç vepron me ekonominë e familjes së tij…”

Frum pranon se “demokracia liberale është në krizë si një vitet ’30 që mundësoi ardhjen e fashizimit, por ai ka një këshillë: falimentimi i një sistemi nuk është arsye për të përqafuar një sistem më djallzor…Ne duhet të riparojmë dhe të rinojmë sistemin e demokracisë liberale dhe jo të përqafojmë  populizmin.. Unë dhe Bannon, si republikanë e shikojmë krizën në të njëjtën mënyrë por zgjidhjet i kemi diametralisht të ndryshme: Ai i shikon te shkatërrimi kurse unë te rinovimi…”….

Përgjigja më inteligjente e Bannon për kundërshtarin e tij Frum ishte: unë e vlerësoj konservatorin Frum për inteligjencën e zgjuarsinë e tij për faktin që ai ndan me mua të njëjtin opinion për situatën dhe prandaj unë kërkoj që ti ndryshoj mëndjen një personi si Frum. Ne nuk jemi kundër votimit por i dashurojmë votimet dhe duam të  votojmë sepse kështu mund të fitojmë, prandaj jemi kundër fashizmit. Ne si populistë kemi tre pika themelore: 1) kapitalizëm kombëtar, 2) Amerika e para përsa i përket sigurisë kombëtare dhe 3)  dekontraktim i kontrollit të shtetit. Trump për shëmbull nuk është kundër NATO por kërkon që NATO të funksionojë dhe po bën presion që NATO të funksionojë…

Nga takimet që kam pasur me liderat populistë të Europës nuk kam dëgjuar një prej tyre që të ketë kërkuar të shkatërrojë BE por të gjithë kërkojnë i) sovranitetin e vëndit të tyre; ii) dhe duan që qytetarët e tyre të jenë në pushtet dhe nuk duan të qeverisen nga institucionet transnacionale si Brukseli që nuk kanë asnjë përgjegjësi e kontroll nga qytetarët.

Ata nuk duan ta bëjnë BE si SHBA por duan ta shnëdërrojnë atë në një bashkësi shtetesh sovrane që bashkëpunojnë mes tyre, kjo është e gjitha që ata kërkojnë….Sepse “shteti nacionalist apo shteti kombëtar është ai shtet që kërkojnë qytetarët pra që pushteti të jetë në duart e qytetarëve të  një vendi dhe jo të buroktratëve të një institucioni që s’është pranë tyre dhe që s’kontrollohet prej tyre si institucionet e Brukselit…Ne në SHBA kemi socializëm për elitën e pasur dhe kapitalizëm të ashpër e të egër për të varfërit…”

Përfundim shumë i rëndësishëm!

Në fund të debatit u bë e njëjta pyetje: Sa vetëm mendojnë se e ardhmja në perëndim i përket populizmit” Votimi në sallë doli: 53 përqind mendojnë se kjo e ardhme i përket populizimit dhe 47 përqind mendojnë se i përket liberalizmit. Një ndryshim drastik, ngë 28 përqind që ishte në fillim në 53 në fund të një debati që zgjati vetëm 1 orë e 36 minuta. Pra rreth 25 përëqind e të pranishmëve në sallë kishin ndryshuar mendim vetëm nga ky debat./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco