Mijëra vetë në varrimin e 'Babait të Talebanëve'

Mijëra vetë në varrimin e 'Babait të Talebanëve'

07:44, 04/11/2018
A+ Aa A-

"Babai i Talebanëve",  kleriku i njohur pakistanez Maulana Sami ul-Haq, ka arritur të mbledhë mijëra vetë rreth vetes edhe ditën e tij të fundit mbi tokë: Në funeralin e tij. Qindra policë siguruan rendin në ceremoninë mortore ku morën pjesë politikanë dhe liderë fetarë.

Maulana Sami ul-Haq u vra nga sulm me thikë në Islamabad më 2 nëntor.

80-vjeçari Sami ul-Haq drejtonte një shkollë islamike në provincën Khyber Pakhtunkhwa në Pakistan.

Ai ka qënë i lidhur me partinë Tehreek-i-Insaf në zgjedhjet e 25 korrikut dhe kryeministri pakistanez, Imran Khan kishte kërkuar bashkëpunim me të për të zbatuar një varg reformash fetare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco