Lajmi i fundit

DOKUMENTI/ Zbulohet letra e Agaçit: Po, jam i përfshirë në marrëveshjen për emigrantet

Kaledonia e Re kërkon pavarësinë nga Franca

Kaledonia e Re kërkon pavarësinë nga Franca

00:56, 04/11/2018
A+ Aa A-

Ndoshta të frymëzuar nga Katalunia tani shumë vende kanë filluar të kërkojnë pavarësi nga eprorët e tyre.

Tani ëhet fjalë për ishujt e Kaledonias së Re në Paqësor e cila po kërkon me ngulm që të marrë pavarësinë e tyre nga Franca.

Ishujt francezë të Kaledonias së Re në Paqësor pritet të votojnë mbi sovranitetin e tyre këtë të dielë, plot 30 vite pas periudhës së trazirave.

Territori, që kanë një popullsi prej 269 mijë banorësh, ka pasur përçarje të thella mes indigjenëve të njohur si “Kanaks” dhe europianëve që jetojnë atje.

Një marrëveshje e arritur në vitin 1988, “Akordi Matignon”, propozoi fundin e sundimit të drejtpërdrejtë nga Parisi dhe mbajtjen e një votimi për pavarësi në vitin 1998. Votimi u shty më tej për në vitin 2018.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco