Prokuroria spanjolle kërkon burg për liderët e lëvizjes pro-pavarësi të Katalonjës

Prokuroria spanjolle kërkon burg për liderët e lëvizjes pro-pavarësi të Katalonjës

11:14, 03/11/2018
A+ Aa A-

Prokurori publik i Spanjës kërkoi të premten deri në 25 vjet burg për 9 udhëheqës të lëvizjes për pavarësinë e Katalonjës.

Ai ka paraqitur akuza për rebelim dhe keqpërdorim të fondeve publike lidhur me përpjekjet për shkëputje të rajonit vitin e kaluar.

Por Prokurori i Shtetit, një tjetër zyrtar qeveritar që po heton gjithashtu rastin, kërkoi një dënim maksimale prej 12 vjetësh.

Qeveria konservatore e Mariano Rajoy imponoi qeverisjen direkte të rajonin të pasur në verilindje të vendit në tetorin e 2017, pasi autoritetet e këtij të fundit shpallën pavarësinë, bazuar tek një referendum të cilin gjykatat spanjolle e shpallën si jokushtetues.

Por falë një vote mosbesimi administrata e zotit Rajoy u rrëzua në qershor dhe u zëvendësua nga një qeveri socialiste, nën drejtimin e Pedro Sanchez-it.

Ky i fundit megjithëse është kundër pavarësisë se rajonit katalanas, po zbaton një qasje më pajtuese në drejtim të rajonit, krahasuar me paraardhësin e tij

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco