VIDEO-SKANDAL/ Edukatoret bëjnë tifo teksa fëmijët bëjnë boks në kopësht

VIDEO-SKANDAL/ Edukatoret bëjnë tifo teksa fëmijët bëjnë boks në kopësht

07:48, 03/11/2018
A+ Aa A-

Fëmijët kanë nevojë për një përkujdesje të veçantë sidomos në moshën e kopshtit deri në klasën e tretë që arrijnë një pjekuri bazike.

Në video e mëposhtme duken fëmijët teksa bëjnë "boks" me njëri-tjetrin, ndërsa edukatoret ishin në rolin e tifozeve.

Ngjarja ka ndodhur në Misuri të SHBA-ve dhe videoja i përket dhjetorit të 2016, por është publikuar kohët e fundit nga e ëma e njërit prej fëmijëve.

Skandali i publikuar u bë viral menjëherë në rrjet edhe njerëzit komentuan negativisht ndaj fenomenit.

Shumë nga ata ishin që ky kopsht të mbyllej dhe eduktaroret të futeshin në burg. Kjo sjellje ndikon shumë negativisht pasi rrit ndjenjën e dhunës tek fëmijët e cila shprehet pasivisht në moshë madhore.

Raste të tilla ka plot edhe në vendin tonë, ku të gjitha duhet denoncuar sa nuk është vonë. Le të ndalojmë krijimin e mostrave të shoqërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco