Moti i keq merr edhe dy jetë të tjera në Itali

Moti i keq merr edhe dy jetë të tjera në Itali

02:35, 03/11/2018
A+ Aa A-

Moti i keq ka shkaktuar katër viktima të tjera në Itali, dy në Valle d'Aosta e dy të tjerë në Trentino Alto Adige.

Dy pesionistë kanë mbetur viktimë nga shembja e një peme që ka rënë mbi automjetin ku ata udhëtonin, ndërsa një 81 vjeçar ka humbur jetën ndërsa është rrëzuar nga çatia e shtëpisë ku po përpiqej të riparonte dëmet e një dite më parë.

Viktima e katërt është një 53 vjeçar, shkak është bërë era e fortë që ka aksidentuar tragjikisht automjetin e tij.

Shirat e dendur dhe  era e fortë kanë përfshirë në këto orë të gjithë territorin italian, madje në zonat e larta malore janë regjistruar dhe reshje dëbore.

Mbetet mjaft kritike situata në rajonin e Piemontes ku shfaq shqetësim fryrja e lumenjve Brenta e Piave.

Moti i keq ka kapluar keqas Itali dhe pritet që për pak kohë të vij edhe në vendin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco