Ndërron jetë vajza që u bë simbol i krizës së Jemenit

Ndërron jetë vajza që u bë simbol i krizës së Jemenit

20:22, 02/11/2018
A+ Aa A-

Vajza e uritur që u bë simbol i krizës së Jemenit ka ndërruar jetë në moshën shtatë vjeçare.

Amal Hussein, një vajzë 7-vjeçare jemenase, fotografia e së cilës u publikua në “The Neë York Times” dhe u bë simbol i konfliktit të gjatë në vend, ka vdekur, tha Ministria e Shëndetësisë.

Foto e bërë nga gazetari Tyler Hicks, fitues i çmimit Pulitzer, tregon vajzën e shtrirë në një shtrat më 18 tetor në një klinikë mobile të UNICEF në Aslam të Jemenit, shkruan Syri.net.

Hussain ishte duke vuajtur nga kequshqyerja e rëndë akute.

Nëna e Husseinit, Mariam Ali, tha se zemra e saj ishte "e thyer”.

Amal bëhet me dije se ka ndërruar jetë më 26 tetor.

/Syri.net/A.P/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco