Kërkohen puntor në ndërtim, bujqësi dhe shëndetësi, shteti i fuqishëm miraton projektligjin për lehtësimin e marrjes së vizës

Kërkohen puntor në ndërtim, bujqësi dhe shëndetësi, shteti i fuqishëm miraton projektligjin për lehtësimin e marrjes së vizës

17:47, 02/11/2018
A+ Aa A-

Kabineti i Japonisë ka miratuar projektligje për të lehtësuar rregullat e emigracionit të vendit.

Ligjet e lehtësuara do të krijonin dy kategori të reja të vizave për të lejuar punëtorët e krahur që të futen në vend, shkruan Syri.net.

Japonia ka ligje kufizuese të emigracionit dhe pranon pak punëtorë nga vendet e tjera.

Por rregullat e reja mund të lejojnë që punëtorët në sektorin e ndërtimit, bujqësisë dhe shëndetësisë të punojnë atje.

Punëtorët mund të lejohen që të marrin edhe familjet me vete dhe do të kenë vizë pesë vjeçare, por duhet që të dijnë të flasin japonisht.

/Syri.net/A.P/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco