Trump rivendos të gjitha sanksionet mbi Iranin

Trump rivendos të gjitha sanksionet mbi Iranin

17:23, 02/11/2018
A+ Aa A-

Administrata Trump po rivendos të gjitha sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Iranit të cilat janë hequr nën marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Shtëpia e Bardhë tha se ishte "regjimi më i rreptë i sanksioneve të imponuara ndonjëherë ndaj Iranit" ku do të goditet sektori i energjitikës, bankës dhe transportit, shkruan Syri.net.

Megjithatë, tetë vende nuk do të penalizohen nga SHBA për vazhdimin e importimit të naftës iraniane.

Presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja në maj, duke e përshkruar atë si "të dëmtuar në thelbin e saj".

Shtetet e Bashkuara po ri-vendosin gradualisht sanksione që kur u tërhoqën në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja, por analistët thonë se ky veprim është më i rëndësishmi, sepse ajo sulmon sektorët kryesorë të ekonomisë së Iranit.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme iraniane tha se Irani nuk ishte i shqetësuar për rikthimin e sanksioneve, raporton Reuters.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco