Polonia damkos gazetarët kritikë Debati në Forumin Gjermano-Polak, presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe ai polak, Andrzej Duda me gazetaren e DW, Rosalia Romaniec

Polonia damkos gazetarët kritikë

12:30, 02/11/2018
A+ Aa A-

Tensionet politike në Poloni i ndjejnë edhe gazetarët, mund të ndodhë që ata të humbasin punën, kur kritikojnë qeverinë. Mediat konservatore nga ana e tyre ndjehen të sulmuara nga ato liberale.

Nga Deutsche Welle

"E vetmja gjë që mund të bëj prej një viti është grumbullimi i informacioneve dhe citateve, që gazetarët e tjerë i duan për punimet  e tyre. Një punë tërësisht mekanike." Dorota Nygren, që ishte përgjegjëse 15 vjet me radhë për emisionet në radio nuk e gjen dot veten në punën e re në arkiv. Ajo ishte e detyruar të ndërronte punën redaksionale në radio me një punë tjetër të keqpaguar në arkiva, sepse nuk ishte në një linjë me politikën e drejtuesve më të lartë.

Gazetarët kritikë

Ajo pati guximin të kritikonte shtetëzimin e mediave publike nga partia nacional-konservatore, PiS. Para një viti, kur retorika kundër refugjatëve e PiS ishte në kulmin e saj, ajo refuzoi të bënte publike kombësinë e një marokeni, që kishte sulmuar në Itali një prift katolik. "Kjo do ta stigmatizonte këtë njeri. Kombësia apo orientimi seksual i dikujt do duhet të bëhet publik, kur është pjesë e historisë së rrëfyer. Në këtë rast nuk ishte", shpjegon Nygren. Me këtë ajo kundërshtoi drejtuesit, që kërkonin bërjen publike të kombësisë në raste të ndjekjes penale. Në Gjykatën e shkallës së parë të Varshavës po zhvillohet një proces gjyqësor, në të cilin gazetarja akuzon punëdhënësit për diskriminim kombëtar.

Përçarja e botës mediatike

Dorota Nygren është nga të paktët që nuk e ka humbur vendin e punës pas konfliktit me drejtuesit me qëndrim miqësor ndaj qeverisë. Nga viti 2015 disa qindra gazetarë në situata të ngjashme janë larguar nga puna. Avokati i Popullit, Adam Bodnar vëren një politizim në rritje në media. "Madje vetë gazetarë të pavarur, të cilët thjesht duan të bëjnë punën siç duhet, shihen tani si përfaqësues të një krahu politik të caktuar", thotë Bodnar në bisedë me Deutsche Wellen. Ai e sheh këtë si një "mënyrë faesfisnore të menduari" dhe një "gazetari e identitetit", sepse gazetarët shpesh identifikohen shumë hapur me një parti politike apo ideologji.

Kështu disa media konservatore kthehen në zëdhënëse të flakta të qeverisë, ku bën pjesë edhe një retorikë antigjermane. Madje vetë Bodnar u sulmua pas një interviste për Deutsche Wellen mbi gjendjen e shtetit ligjor në Poloni, se mbron interesat gjermane dhe jo polake. Prandaj ai nuk është i habitur, që Deutsche Welle u vu në shënjeshtër në mediat polake pas forumit të diskutimit mes presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe kreut të shtetit polak, Andrzej Duda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco