Piloti japonez i dehur arrestohet në Londër, pak minuta para së të ngrinte avionin

Piloti japonez i dehur arrestohet në Londër, pak minuta para së të ngrinte avionin

07:56, 02/11/2018
A+ Aa A-

Një pilot japonez u arrestua në aeroportin e Heathrow, aeroportin më të madh të Britanisë së Madhe, sepse rezultoi i dehur. Katsutoshi Jitsukawa, 42 vjeç, pilot i "Japan Airlines" u arrestua më 28 tetor pasi testi i alkolit tregoi se kishte 189 mg alkool për 100ml gjak në organizëm nga 20 mg që parashikon ligji. ?Jitsukawa u arrestua dhe do të dënohet në Gjykatën e Koronave Isleworth më 29 nëntor.

Televizioni japonez NHK njoftoi  se kishte qënë shoferi i autobuzit që transportonte ekuipazhin ai që kishte pikasur pilotin e dehur që duhej të fluturonte  për në Japoni me JAL JL44. Ndaj Boeing 777 u ngrit pas një vonese prej 69 minutash.

Kompania JAL kërkoi publikisht falje duke theksuar se “siguria mbetet përparësia jonë më e madhe”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco