Trump e konfirmon, ja kush pritet të jetë ambasadorja e ardhshme e SHBA-ve në OKB

Trump e konfirmon, ja kush pritet të jetë ambasadorja e ardhshme e SHBA-ve në OKB

22:51, 01/11/2018
A+ Aa A-

Ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley ka dhënë dorëheqje para disa ditësh nga ky post, duke shtuar se nuk do të japë asnjë sqarim mbi arsyen e dorëheqjes.

Presidenti, Donald Trump është shprehur se vendin e saj mund ta zërë zëdhënsja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert.

Heather prej ditësh është në fokusin e mediave amerikane, ku ishte ;kandiduar’ për këtë post, shkruan Syri.net.

I pyetur nëse e konfirmonte një lëvizje të tillë gjatë pyetje-përgjigjeve me reporterët, Trump tha se “ajo është nën konsideratë”.

“Ajo është e shkëlqyer, ka qenë me ne për një kohë të gjatë dhe është një mbështetëse e flaktë gjithashtu. Vërtet e shkëlqyer, kështu që mbetet në konsideratë të plotë. Ndoshta do të marrim një vendim javën e ardhshme”, tha Trump.

Nauert ka qenë prezantuese dhe korrespondente për stacionin televiziv konservator, Fox Neës, përpara se t’i bashkohej Departamentit të Shtetit në prill të vitit 2017. Ajo ka shërbyer nën dy personalitete si Sekretarë Shteti, Rex Tillerson dhe shefit aktual Mike Pompeo, ndërkohë që ka qenë e ngarkuar si nënsekretari për Diplomacinë Publike dhe Punët Publike nga marsi deri në tetor të këtij viti.

Mes kandidatëve të tjerë janë edhe Ric Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani; Jamie McCourt, i dërguari amerikan në Paris; si dhe Kelly Craft, ambasador në Kanada, sipas CNN-it.

/Syri.net/A.P/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco