Burri fillon të lotojë gjak, mjekët zbulojnë arsyen e rastit të rrallë

Burri fillon të lotojë gjak, mjekët zbulojnë arsyen e rastit të rrallë

22:19, 01/11/2018
A+ Aa A-

Një 52-vjeçar në Messina, Siçili është paraqitur në urgjencën e spitalit më sy të gjakosur, dhe kjo jo si pasojë e ndonjë plagosje, por pasi ai po lotonte gjak.

Në momentin që ka shkuar në spital, gjaku i ka pushuar, por kur kan ardhur doktorët për ta kontrolluar ka filluar sërish.

Ai u ka thënë mjekëve se nuk ndjente dhimbje, dhe se gjaku i kishte filluar papritur, shkruan Syri.net.

Mjekët zbuluan se njeriu kishte tumore jo kanceroze nën qepallat e tij dhe se po vuante nga një gjendje e rrallë e quajtur haemolacria.

Këto tumore janë bërë nga qelizat e enëve të gjakut, të cilat shpesh shihen në lëkurën e fëmijëve dhe nganjëherë njihen si ‘luleshtrydhe’.

Ai deklaroi se njeriu nuk mund të shpjegonte se pse po ndodhte pasi ai nuk kishte dëmtuar as sytë, as hundën, as ndonjë pjesë tjetër të kokës.

/Syri.net/A.P/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco