Dorëhiqet ministrja e Sportit në britani, shkaku lojrat e fatit

Dorëhiqet ministrja e Sportit në britani, shkaku lojrat e fatit

20:56, 01/11/2018
A+ Aa A-

Ministrja e sporteve në Britani, Tracey Crouch, ka dhënë dorëheqjen për shkak të "vonesave" për zbatimin e ligjit ku nuk lejohet që të vendosesh më shumë se 2 pound në makineritë elektronike.

Kancelari Philip Hammond tha të hënën se ulja nga £ 100 në £ 2 do të hyjë në fuqi në tetor 2019.

Crouch tha se e kishte shtyrë datën në një mënyrë "të pajustifikueshme" pasi kjo mund të kushtonte probleme në jetën e kumarxhinjve, shkruan Syri.net.

“Me shumë zhgënjim më duhet të njoftoj se jam dorëhequr nga një prej posteve më të mira në qeveri”, shkroi në Tëitter ish-ministrja Crouch. “Politikanët shkojnë e vijnë, por parimet mbeten aty përgjithmonë”.

Kryeministria Theresa May tha se ishte e zhgënjyer që zonja Crouch kishte dhënë dorëheqje.

Qeveria e Theresa Mayt ka pësuar një seri goditjesh, me dorëheqje të dhëna më herët edhe për shkak të negociatave të vështira me Bashkimin Europian mbi kushtet e shkëputjes së Britanisë nga blloku, në mars të vitit 2019.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco