Piloti japonez i dehur arrestohet në aeroportin Heathrow

Piloti japonez i dehur arrestohet në aeroportin Heathrow

19:50, 01/11/2018
A+ Aa A-

Një pilot japonez është arrestua në Aeroportin e Heathroë pasi ka qenë i dehur, me nivel alkoli nëntë herë më shumë se e lejuara.

Katsutoshi Jitsukawa, 42 vjeç, i cili punon për Japan Airlines, u arrestua më 28 tetor pasi dështoi në testin e frymëmarrjes, shkruan Syri.net.

Ai kishte 189mg alkool për 100ml gjak, ku kufiri ligjor për një pilot është 20mg.

Ai u deklarua fajtor për tejkalimin e kufirit të alkoolit në Gjykatën e Magjistraturës Uxbridge të enjten.

Transmetuesi japonez NHK njoftoi se policia ishte alarmuar nga shoferi i një autobusi të ekuipazhit që ndjeu alkoolin nga era e gojës së pilotit.

JAL lëshoi ??një deklaratë dhe u zotua për "të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të parandaluar çdo ngjarje të ardhshme", duke shtuar se "siguria mbetet përparësia jonë më e madhe".

/Syri.net/A.P/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco