Vrasja e mafiozit që frymëzoi Hollivudin, ka një të dyshuar

Vrasja e mafiozit që frymëzoi Hollivudin, ka një të dyshuar

17:57, 01/11/2018
A+ Aa A-

Pak ditë më parë u vra në burg mafiozi i famshëm që ka frymëzuar Hollivudin, 'Whitey' Bulger, mbi të cilin janë bërë edhe dy filma.

I dyshuari kryesor është një vrasës i dënuar me burgim të përjetshëm.

Burime të shumta të zbatimit të ligjit tregojnë në mediat amerikane se Fotios "Freddy" Geas, 51 vjeç, dhe të burgosurit e tjerë e goditën Bulger me një çelës të futur brenda një çorapi, shkraun Syri.net.

Vdekja e 89-vjeçarit erdhi më pak se 12 orë pasi u transferua në një burg federal në Virxhininë Perëndimore.

Bulger u burgos në vitin 2011 pas një aksioni ndërkombëtar 16-vjeçar, ku ishte në arrati.

FBI ka nisur një hetim për vrasjen e dyshuar dhe disa të dënuar thuhet se janë në izolim.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco