FOTO/ Nxirret nga fundi i detit, kutia e zezë e avionit të 'Lion Air'

FOTO/ Nxirret nga fundi i detit, kutia e zezë e avionit të 'Lion Air'

12:08, 01/11/2018
A+ Aa A-

Një kuti e zezë me të dhënat e fluturimit të regjistruara të avionit të Lion Air është gjetur nga zhytësit në bregdetin e Indonezisë, njofton BBC. Një zhytës u tha gazetarëve nga bordi i anijeve të kërkim-shpëtimit se po kontrollonin në detin Java. “Ne e nxorëm dhe e morëm kutinë e zezë.” Zhytësi i identifikuar si Hendra, tha se kutia ishte varrosur në mbeturinat e fundit të detit.

Hetuesit tani po kërkojnë edhe kurinë e dytë të zezë, e cila ka regjistruar bisedat ndërmjet dy pilotëve.

Mediat lokale kanë publikuar pamje të kutisë së zezë futur brenda një kutie plastike që ishte sjellë në anije.

Nga të dhënat e regjistruara, ekspertët do të fillojnë të mbledhin copëzat bashkë për të zbuluar çfarë shkoi keq me këtë avion. Por do të duhen 6 muaj për të analizuar të dhënat nga kutia e zezë, thanë zyrtarët e Komitetit të Sigurisë së Transportit të Indonezisë.

Avioni që mbante 189 persona në bord u rrëzua të hënën në mëngjes kur u nis nga Xhakarta, kryeqyteti i Indonezisë.

Avioni ra në detin Java dhe asnjë nuk ka shpëtuar.

Nuk ka ende të dhëna se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit, popr dyshohet se ka pasur probleme teknike./SYRI.NET

ImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco