3 vjet burg për shefen e opozitës në Peru

3 vjet burg për shefen e opozitës në Peru

11:01, 01/11/2018
A+ Aa A-

E akuzuar se ka marrë ryshfet liderja e opozitës në Peru është lënë në burg me një vendim gjykate, ajo është denuar tre vjet.

Një gjyqtar në Peru ka udhëruar që liderja opozitare, Keiko Fujimori, të kalojë tre vjet në burg, ndërsa pret gjyqin për korrupsion. Gjyqtari tha se ekzistonte një rrezik i madh që Fujimori të largohej nga Peruja. Ajo u akuzua për marrjen e një ryshfeti pre 1.2 milionë dollarë nga gjiganti i ndërtimit brazilian Odebrecht në vitin 2011.

Fujimori mohon çdo akuzë dhe thotë se janë të motivuara politikisht. Liderja opozitare, e cila ndodhej në gjykatë, u arrestua nga policia pas vendimit të gjyqtarit. Avokati i saj pritet të apelojë vendimin, raportoi AFP.

43-vjeçarja kaloi një javë në paraburgim më parë këtë muaj por u lirua në apel.

Ajo humbi balotazhet e zgjedhjeve presidenciale në vitin 2016 dhe 2011 pavarësisht se partia e saj Forca Popullore fitoi më shumë vota. Partia e saj aktualisht kontrollon Kongresin e Perusë. Babai i Fujimori, ish presidenti 80-vjeçar Alberto Fujimori, po vuan një dënim prej 25 vitesh burg për abuzime me të drejtat e njeriut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco