Kishin aplikuar për azil politik në SHBA, gjenden të vdekura dy motrat

Kishin aplikuar për azil politik në SHBA, gjenden të vdekura dy motrat

20:28, 31/10/2018
A+ Aa A-

Policia në Nju Jork po heton vdekjen e dy motrave nga Arabia Saudite të cilët u gjetën në lumin Hudson javën e kaluar.

Tala Farea, 16 vjeç dhe Rotana Farea, 22, u zbuluan përballë njëra-tjetrës  në një kanal, thuhej në një njoftim të policisë.

Hetuesit thonë se është shumë herët për të përcaktuar nëse ka ndodhur ndonjë krim apo nëse vdekjet e tyre janë shkaktuar nga vetëvrasja, shkruan Syri.net.

Vajzat kishin aplikuar kohët e fundit për azil të SHBA.

Motrat Farea u shpërngulën nga Arabia Saudite në Fairfax të Virxhinias në vitin 2015 me nënën e tyre dhe kishin një histori për largimin nga shtëpia, sipas zyrtarëve të SHBA.

Por hetuesit thonë se mbetet një "mister" se si ata u gjetën të vdekur në breg të lumit më shumë se 400 kilometra larg shtëpisë së familjes së tyre.

Konsullata e Përgjithshme Saudite tha në një deklaratë se zyrtarët e ambasadës kishin kontaktuar me familjen e tyre dhe shtoi se motrat ishin studente "që shoqëronin vëllain e tyre në Uashington".

Associated Press, duke cituar policinë e Nju Jorkut, tha se një ditë para zbulimit të trupave të tyre, nëna e tyre mori një telefonatë nga një zyrtar në ambasadën saudite që urdhëroi familjen të largohej, sepse vajzat kishin aplikuar për azil politik.

Pas lëshimit të skicave të motrave, policia ishte në gjendje t'i identifikonte ata të premten dhe tani po kërkojnë ndihmën e publikut për të mësuar më shumë për jetën e tyre në zonën metro të Nju Jorkut në dy muajt e fundit.

Në një konferencë shtypi të martën, shefi i hetuesve të qytetit tha se ka disa "boshllëqe" në historinë e motrave, të cilat hetuesit po përpiqen të zgjidhin.

"Unë jam i bindur se kur të bëhet hetimi i plotë do të kemi një ide të mirë për atë që ka ndodhur saktësisht", tha Detective Dermot Shea.

/Syri.net/A.P/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco