Zbardhet ngjarja në Rusi, viktima hodhi veten në erë

Zbardhet ngjarja në Rusi, viktima hodhi veten në erë

19:28, 31/10/2018
A+ Aa A-

Një adoleshet 17-vjeçar ka hedhur veten në erë brenda zyrave të Shërbimit Informativ rus, ku si pasojë ka humbur jetën dhe janë plagosur tri persona të tjerë.

Personat e lënduar janë punonjës të FSB-së, teksa viktima banor i zonës, shkruan Syri.net.

Komiteti Shtetëror i Hetimeve ka nisur procedurën hetimore për terrorizëm dhe zotërim të lëndëve shpërthyese. Sfondi për këtë ngjarje mbetet i paqartë. I riu hyri në mëngjes në ndërtesën e FSB-së. Eksplozivi shpërtheu në hyrje, kaq është gjithçka që u bë e ditur.

Adoleshenti thuhet se është një banor i qytetit portual. Pas incidentit, masat e sigurisë janë shtuar në të gjitha ndërtesat publike.

Një tjetër atentat i ngjashëm, kundër një zyre të FSB-së, është regjistruar në prill të vitit 2017, në Siberinë Lindore. Një person i armatosur vrau atëherë dy vetë dhe më vonë përfundoi edhe vet i vrarë. Përgjegjësinë për aktin asokohe e mori organizata terroriste e Shtetit Islamik.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco