Nigeria arreston 400 muslimanë shiitë pas përleshjeve vdekjeprurëse

Nigeria arreston 400 muslimanë shiitë pas përleshjeve vdekjeprurëse

18:31, 31/10/2018
A+ Aa A-

Policia nigeriane ka arrestuar 400 anëtarë të një sekti mysliman shiitë pas disa ditësh të protestave vdekjeprurëse në kryeqytet.

Protestuesit pro iranian  të Lëvizjes Islamike të Nigerisë (IMN) kërkuan lirimin e liderit të tyre Ibraheem Zakzaky, në paraburgim për 34 muajsh, Syri.net.

Ushtria pranon se tre persona u vranë në përleshjet në Abuja të hënën, por IMN thotë se dhjetra vdiqën.

Në vitin 2016, një hetim gjyqësor zbuloi se ushtria kishte vrarë më shumë se 300 muslimanë shiitë gjatë përleshjeve në veri.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco