Moti i keq, vazhdon të rritet numri i viktimave në itali

Moti i keq, vazhdon të rritet numri i viktimave në itali

17:35, 31/10/2018
A+ Aa A-

Italia është përfshirë prej ditësh nga një mot i keq ku numri i viktimave rritet dita ditës, ku numri më i fundit është 12 të vdekur.

Disa shkolla dhe vende turistike janë mbyllur në disa rajone.

Vendet më të prekura janë perëndimi dhe veriu i vendit. Erërat janë të forta ku shkojnë deri në 180km/h, shkruan Syri.net.

Nga moti i keq është prekur dhe qyteti i Venicas, ku zyrtarët thonë se 75% e qendrës historike është e përmbytur.

Në rajonin e Venetos, lumi Piave doli nga shtrati dhe përmbyti sipërfaqe të konsiderueshme tokash bujqësore.

Erërat e forta me fuqi mbi 150 kilometra në orë dhe shirat e rrëmbyer prekën edhe ishullin e Korsikës.

Shumë pemë janë rrëzuar ndërsa mbi 200 mijë shtëpi mbetën pa energji elektrike.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco