Prokurori i Stambollit del në deklaratë zyrtare për gazetarin e vrarë në konsullatën arabe

Prokurori i Stambollit del në deklaratë zyrtare për gazetarin e vrarë në konsullatën arabe

17:28, 31/10/2018
A+ Aa A-

Jamal Khashoggi është mbytur sapo ka hyrë në konsullatën saudite në Stamboll, dhe më pas trupi i tij është coptuar, ka thënë kryeprokurori i Stambollit, Irfan Fidan, në komunikatën e parë zyrtare në lidhje me rastin.

Teksa Riadi zyrtar është shprehur më herët se gazetari ka vdekur si pasojë e një sherri që ka shpërthyer në konsullatën arabe, dhe më pas është futur në një qilim dhe është larguar nga konsullata nga një bashkpuntor lokal ende i paidentifikuar, shkruan Syri.net.

Prokurori Fidan, tha në deklaratën e tij se diskutimet këtë javë me homologun e tij saudit, Saud al-Mojeb, nuk kishin dhënë "asnjë rezultat konkret", duke shtuar se ka pasur pak bashkëpunim deri më tani në atë që supozohet të jetë një hetim i përbashkët turk-saudit.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco