Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

VIDEO/ Ishte dënuar me vdekje për blasfemi, gjykata e liron pas tetë vitesh. Në Pakistan shpërthejnë protestat

VIDEO/ Ishte dënuar me vdekje për blasfemi, gjykata e liron pas tetë vitesh. Në Pakistan shpërthejnë protestat

16:28, 31/10/2018
A+ Aa A-

Një gjykatë pakistaneze ka hedhur poshtë dënimin me vdekje të një gruaje të krishterë e cila ishte dënuar për blasfemi, një rast që ka polarizuar kombin.

Azia Bibi u dënua në vitin 2010 pasi u akuzua për fyerje të Profetit Muhamed .

Ajo gjithmonë mbrojti  pafajësinë e saj, por ka kaluar tetë vitet e fundit në izolim, shkruan Syri.net.

Vendimi historik është pritur me protesta të dhunshme nga ekstremistët që mbështesin ligjet e forta blasfemie.

Demonstratat kundër vendimit po mbahen në Karachi, Lahore, Peshawar dhe Multan, ku janë raportuar edhe përleshje me policinë.

Zona e Kuqe në kryeqytetin Islamabad, ku gjendet Gjykata e Lartë, është mbyllur nga policia dhe forcat paraushtarake janë vendosur për të mbajtur protestuesit larg nga gjykata.

Shefi i Drejtësisë Saqib Nisar, i cili lexoi vendimin, tha se Asia Bibi mund të dilte menjëherë nga burgu.

Ajo nuk ishte në gjykatë për të dëgjuar vendimin, por reagoi nga burgu ku nuk mund ta besonte atë që kishte dëgjuar.

"Unë nuk mund ta besoj atë që po dëgjoj, a do të dal tani? A do të më lenë, vërtetë?”, citohet të ketë thënë Asia nga telefoni për AFP.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco