FOTO/ Ekipet e shpëtimit gjejnë trupin e avionit të përplasur në det

FOTO/ Ekipet e shpëtimit gjejnë trupin e avionit të përplasur në det

10:27, 31/10/2018
A+ Aa A-

Punonjësit e kërkimit dhe të shpëtimit në Indonezi besojnë se e kanë gjetur trupin e avionit të pasagjerëve të kompanisë Lion Air që u përplas në det me 189 persona në bordh dhe po përpiqen të konfirmojnë nga vje një sinjal “ping” nënujor. Kjo u njoftua zyrtarisht sot, të mërkurën, bën të ditur Reuters.

Kulla e humbi kontaktin me avionin me nr fluturimi JT610 i linjës ajrore indoneziane Lio Air, 13 minuta pasi Boeing 737 MAX 8 u ngrit nga pista herët mëngjesin e së hënës nga Xhakarta e po fluturonte në drejtim të Pangkal Pinang.

Asnjë person nuk ka shpëtuar.

Shefi i Ushtrisë së Indonezië , Hadi Tjahjanto tha për TV ONE se ai besonin fort se avioni ishte gjetur dhe zhytësit janë dërguar për të konfirmuar origjinën e sinjalit që ishte dëgjuar të martën në darkë vonë.

Duke folur nga bordi i anijes KRI Rigel, koloneli i marinës Haris Djoko Nugroho tha se një objekt 22 metra i gjatë ishte gjetur në thellësinë 32 metra  dhe një sonar po përdorej për ta identifikuar atë krahas zhytësve që ishin dërguar./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco