25 të vdekur pasi rrëzohet helikopteri ushtarak Foto ilustruese

25 të vdekur pasi rrëzohet helikopteri ushtarak

10:15, 31/10/2018
A+ Aa A-

Një tragjedi ka ndodhur në Afganistan kur një helikopter ushtarak është rrëzuar duke marrë flakë.

Të paktën 25 vetë u vranë pasi një helikopter u rrëzua në pjesën perëndimore të vendit.

Zyrtarë provincialë dhe zyrtarë të lartë ushtarakë raportohet se janë mes viktimave.

Ndërkohë që talebanët kanë morrë përsipër sulmin duke thënë se militantët e tyre qëlluan helikopterin. Ndërsa autoritetet afgane fajësuan motin e keq për incidentin.

Rrëzimet e helikopterëve nuk janë të rralla në Afganistan. Në fillim të shtatorit, një helikopter i një kompanie moldave u rrëzua në veri të vendit, duke vrarë 11 anëtarë të forcave afgane të sigurisë.

Helikopteri po transportonte trupat nga një bazë ushtarake në krahinën veriperëndimore të Faryab.

Helikopteri, i drejtuar nga tre anëtarë të ekuipazhit ukrainas, po mbante municione dhe u përplas në tokë menjëherë pas ngritjes.

Ai shpërtheu duke djegur tërësisht trupat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco