Hungaria liron gazetaren që goditi me shkelm refugjatët, skena që tronditi botën

Hungaria liron gazetaren që goditi me shkelm refugjatët, skena që tronditi botën

09:30, 31/10/2018
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë e Hungarisë e ka liruar gazetaren, që u filmua duke i penguar dhe shtyrë emigrantët në kufi në vitin 2015,njofton BBC.

Petra Laszlo ishte dënuar me tre vjet liri me kusht për veoprimet e saj nga një gjykatë më e ulët.

Por Gjykata e Lartë e vendit vendosi të martën që ajo duhet të ishte akuzuar me një kundravajtja, jo me një veprë penal dhe e liroi atë.

Ajo tha se veprimet e saj, që tërhoqën vëmendjen ndërkombëtare, ishin moralisht të gabuara dhe të palejueshme. Por, veprimet nuk ishin aq të rënda sa për t’u klasifikuar si “kriminale”.

Incidenti ndodhi në kufirin Hungari Serbi në shtator të vitit 2015, kur refugjatët thyen një barrierë policore. Në pamjet nga vendi i ngjarjes shfaqet zonja Laszlo, duke goditur me shkelm një vajzë të vogël dhe duke i vënë stërkëmbëshin një babai që mbante në krahë një djalë të vogël.

Në atë kohë, një numër i madh njerëzish largoheshin nga dhuna në Lindjen e Mesje dhe përpiqeshin të vinin në Evropën Perëndimore përmes vendeve të tilla si Hungaria./SYRI.NET

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco