Mafiozi i famshëm gjendet i vdekur në burg në SHBA, dyshime për vrasje

Mafiozi i famshëm gjendet i vdekur në burg në SHBA, dyshime për vrasje

08:39, 31/10/2018
A+ Aa A-

Gjendet i vdekur në burgjet amerikane, mafiozi James (Whitey) Bulger, 89 vjeç. Dyshime kanë lindur për vdekjen e tij në një burg të Virxhinias Perëndimore dhe Zyra Amerikane e Burgjeve ka nisur hetimin ndaj një mafiozi tjetër, që mund ta ketë vrarë.

Bulger ishte i dënuar me dënim të përjetshëm. Ai ka qënë një nga të arratisurit më të famshëm të Amerikës dhe që u bë edhe informator i FBI-së pas hyrjes në burg.

11 akuza rëndonin mbi të. Ai ka vrarë dëshmitarët që mund ta çonin në arrestim dhe ka korruptuar zyrtarë të lartë. Arrestimin e tij e bëri të mundur denoncimi i një vajze e cila merrte pjesë në një konkurs bukurie në Kaliforni . në atë kohë Bulger jetonte me të dashurën e tij Catherine Greig, e cila u burgos si fajtore se e kishte strehuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco