E ardhmja e transportit publik do të jenë trenat me ujë

E ardhmja e transportit publik do të jenë trenat me ujë

23:31, 30/10/2018
A+ Aa A-

Një njoftim shumë i rëndësishëm është bërë nga Chris Grayling, Sekretar i Transportit në Britani, i cili është shprehur se trenat që do të funksionojnë me anë të hidrogjenit janë e ardhmja e transportit publik.

BBC raporton se trenat kanë filluar të prodhohen dhe mund të bëhen realitet në fillim të vitit 2020, shkruan Syri.net.

Trenat me hidrogjen janë dizenjuar për të udhëtuar në zona ku nuk mund të kalojnë trenat elektrikë. Mendohet se kjo risi do të ndihmojë në uljen e ndotjes së ambientit.

Këto lloj trenash janë parë si alternative më e pastër, por më e kushtueshme se trenat me naftë pasi furnizohen me ujë të pastër.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco