Teleskopi hapsinor Kepler është i ‘vdekur’

Teleskopi hapsinor Kepler është i ‘vdekur’

22:25, 30/10/2018
A+ Aa A-

Këtë pasdite, NASA zyrtarisht i dha lamtumirën Teleskopit Hapësinor të Keplerit dhe një anije kozmike pioniere që ndihmoi në zbulimin e mijëra planetit përtej Sistemit tonë Diellor. Pas viteve të shërbimit që zgjati përtej misionit fillestar katërvjeçar, anijës kozmike më në fund i mbaroi karburanti.

Kepler ndihmoi astronomët të matnin planete potenciale në rrugëtimet e tyre specifike.

Teleskopi tregoi gjithashtu se “20 deri në 50 për qind e yjeve të dukshme gjatë natës në qiell, me gjasë kanë planete shkëmbore të ngjashme me Tokën në përmasa, e ndodhen në zonën e habitatit të yjeve mëmë të tyre”, shkruan NASA në një deklaratë.

“Kjo do të thotë se ato ndodhen në distancë nga yjet mëmë, ku uji i lëngshëm – përbërësi jetik që njohim edhe ne, – mund të formojë ‘pishina’ në sipërfaqe të planetit”.

Gjithsesi fundi i Keplerit nuk ishte “i papritur, e kjo shënon fundin e operacioneve në hapësirë”, thotë Paul Hertz, drejtor i Divizionit të Astrofizikës në NASA. Sinjalet e para se karburanti po mbaronte ishin diktuar dy javë më parë.

Shkencëtarët mundën të siguronin të gjitha të dhënat e Keplerit dhe t’i transferonin në Tokë, përpara se teleskopi të mbetej thatë. NASA njoftoi se ka vendosur që ta nxjerrë jashtë funksioni Keplerin “në orbitën e saj aktuale, të sigurtë dhe shumë larg nga Toka”.

Bill Borucki, hetuesi kryesor në pension i misionit të Keplerit, e përshkroi atë si një “sukses të jashtëzakonshëm”.

“Kemi mundur të tregojmë se, ka më shumë planete sesa yje në galaktikën tonë”, thotë Borucki.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco