Tenton të vrasë kolegun në Antarktidë: Ja cila është arsyeja ….

Tenton të vrasë kolegun në Antarktidë: Ja cila është arsyeja ….

14:08, 30/10/2018

U zunë për letersinë dhe për librat dhe tentoi ta vriste me thikën e guzhinës. Një shkencëtar është nën akuzë për tentativë vrasje ndaj një kolegu të tij në Antarktidë. Mendohet se kjo është hera e parë që po hetohet për tentativë vrasje në kontinentin e akullt.

Shkencëtari Sergey Savitsky, 55 vjeç, u tërbua me kolegun e tij, Oleg Beloguzov, 52 vjeç, dhe e goditi me thikën e kuzhinës. Kjo për shkak se ai vazhdimisht i tregonte se si mbarojnë librat që ai po lexonte.

Shkencëtarët rusë lexonin shumë për të kaluar orët e vetmuara. Por Savitsky u zemërua shumë pasi Beloguzov i tregonte vazhdimisht kolegut fundin e librit përpara se ai ta lexonte.

Personi u plagosur u dërgua në Kili për mjekim me një plagë në gjoks. Ai është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që autori i krimit ka shprehur pendesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment