Paralajmërimi i rrallë nga Policia: Kujdes nga dashuria e rreme, dëmi shkoi një milion e gjysëm

Paralajmërimi i rrallë nga Policia: Kujdes nga dashuria e rreme, dëmi shkoi një milion e gjysëm

07:31, 30/10/2018

Policia kantonale e Bernës, Zvicër, ka paralajmëruar banorët kundër mashtrimeve në internet të ashtuquajtura Love apo Romance: Mashtruesit premtojnë dashuri të madhe për personat. Shuma e dëmit është e lartë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Kërkimi për dashuri të vërtetë nëpër internet, në ditët e sotme është bërë një dukuri e zakonshme. Në portalet e flirtimit, të vetmuarit kanë mundësinë për të gjetur një partner.

Por, portalet e tilla gjithnjë e më shumë po tërheqin edhe kriminelë. Pas një kohe të shkurtër ata pretendojnë se tek viktima e mundshme kanë gjetur dashurinë e madhe.

Në shumë raste, mashtrusiet pretendojnë të jenë inxhinierë ose ushtarë të një vendi tjetër, njofton më tej albinfo.ch. Me këtë rast, ata paraqiten me fotografi të vjedhura si individë tërheqës.

Përmes afirmimit të vazhdueshëm të dashurisë, ata i joshin viktimat e tyre me tregime të besueshme për ta, për të dërguar para.

Ata kërkojnë të holla për të paguaa fatura mjekësore, për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit ose për të mbuluar nevojat financiare, njofton më tej albinfo.ch. Nga janari deri në tetor 2018, më shumë se 50 raste të tilla janë raportuar në Policinë Kantonale të Bernës. Shuma e dëmit ka arritur shifrën prej 1.5 milion frangash.

Për këtë arsye, Policia Kantonale e Bernës dëshiron të sensibilizojë më tej popullatën. Duhet të lindë menjëherë dyshimi kur dikush flet shumë shpejt për “dashurinë e madhe”.

Në internet, gjithmonë duhet të jeni të dyshimtë kur dikush kërkon para dhe kurrë mos i dërgoni të holla ndonjë personi të panjohur, transmeton albinfo.ch.

Të vetmuarit, të cilët gjithashtu janë aktivë në këto rrjete të takimeve, duhet të paralajëmrohen për rreziqet e një dashurie të tillë apo mashtrimet e romansave.

Një kërkim në Google gjithashtu është i dobishëm. Me këtë rast, duhet të futni emrin e të njohurit nga interneti me shtesën e fjalës “Scammer”. Në këtë mënyrë, shpesh konfirmohet dyshimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco