SHBA ka mbetur e vetme kundër Iranit, ja deklarata e presidentit iranian

SHBA ka mbetur e vetme kundër Iranit, ja deklarata e presidentit iranian

01:04, 30/10/2018

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka deklaruar se përveç disa shteteve, e gjitha bota qëndron pranë Iranit kundër SHBA-ve dhe se aleatët tradicionalë e kanë lënë vetëm qeverinë e Washingtonit, raporton Agjencia e lajmeve Anadolu.

Rouhani ka propozuar në Parlament mocionin e besimit për katër ministrat, përkatësisht ata të Ekonomisë dhe Financave, Punës, Transportit dhe Urbanizmit dhe Ministrisë së Industrisë, Minierave dhe Tregtisë, me ç’rast edhe mbajti një fjalim ku foli për sanksionet e SHBA-ve.

“SHBA ka mbetur e vetme kundër Iranit”

Sipas tij, Irani gjatë javëve dhe muajve të kaluar ka arritur suksese të mëdha kundër SHBA-ve. Rouhani thotë se SHBA-të e kanë kundër një “shtet të madh si Irani”, por që kanë mbetur të vetme madje edhe nga aleatët tradicionalë.

Presidenti iranian theksoi se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) vlerëson se Irani është në të drejtë dhe se përveç disa vendeve e gjithë bota ka qëndruar pranë Iranit kundër SHBA-ve. Ai shtoi se 6 miliardë dollarë të konfiskuar në Itali janë shpëtuar pas një përpjekjeje të suksesshme ligjore.

“Nuk mund t’u ikim problemeve duke i treguar si arsyetim sanksionet e SHBA-ve”

Rouhani vuri në dukje se populli po përjeton probleme dhe vështirësi për shkak të krizës ekonomike, sidomos pjesa me të ardhura të ulëta po ballafaqohet me një barrë të rëndë.

“Ne nuk mund t’u ikim problemeve dhe nuk mund t’i themi popullit se nuk mund t’i zgjidhim problemet tuaja duke i treguar si arsyetim sanksionet e SHBA-ve dhe rënien në shitjen e naftës. Do të vëmë nën kontroll inflacionin dhe do të rrisim hapësirat e punës. Kjo është e mundshme për ne. Mediat e huaja bëjnë propagandë për ta mashtruar opinionin publik me gënjeshtra. Thonë se në Iran ka hiperinflacion dhe se Irani është shteti me kushtet më të rënda të jetesës, por ata po gënjejnë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco