VIDEO/ Eurodeputeti legist shkel me këpucë dokumentin e Brukselit

VIDEO/ Eurodeputeti legist shkel me këpucë dokumentin e Brukselit

00:53, 24/10/2018
A+ Aa A-

Një gjest i pazakontë ka ndodhur sot në sallën e shtypit të Parlamentit Europian në Strasburg gjatë konferencës për mediat të Komisionerit të Ekonomisë, Pierre Moscovici, i cili sapo kishte prezantuar motivet e Komisionit Europian të vendimit të rrëzimit të paketës fiskale të aprovuar së fundmi nga qeveria italiane.

Eurodeputeti italian i Partisë Lidhja, Angleo Ciocca, ka pritur përfundimin e fjalimit të komisionerit Moscovic dhe më pas ia ka rrëmbyer fletët e fjalimit, të cilat i ka shtrirë mbi tavolinë duke i shkelur me këpucën e tij që sapo kishte hequr nga këmba.

"Shkela me një këpucë "Made in Italy" malin e gënjeshtrave që Moscovici ka shkruar në fjalimin e tij kundër Italisë. Italia meriton respekt e këta eurobudallenj duhet ta kuptojnë këtë" shkruan në profilin e tij në Facebook eurodeputeti italian Angelo Ciocca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco