Ministri rus: Trump e Putin mund t’i zgjidhin bashkë problemet

Ministri rus: Trump e Putin mund t’i zgjidhin bashkë problemet

19:39, 23/10/2018
A+ Aa A-

Ministri rus i Mbrojtes, Sergei Shoigu është shpehur se Moska dhe Washington mund të zgjidhin një numër problemesh globale nëse punojnë së bashku, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti.

Ai e bëri deklaratën gjatë një takimi me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Bolton.

“Kjo ka të bëjë edhe me çështjet strategjike të parandalimit bërthamor, dhe sigurisht me çështjet e zgjidhjes së konflikteve të mëdha që vazhdojnë prej shumë kohësh,”-i tha Shoigu.

“Unë jam i sigurt se dhe ndërmarrja e hapave të vegjël do ndihmojnë në marrëdhëniet tona dhe në rivendosjen e besimit,”-shtoi ai. Shoigu dhe Bolton u takuan mëngjesin e së martës, në ditën e dytë të vizitës së John në Moskë.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA pritet të takojë Presidentin rus Vladimir Putin më vonë gjatë ditës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco