Kufiri detar, Turqia i vë Greqisë 'kufirin te thana'. Po Shqipëria çfarë do bëjë?

Kufiri detar, Turqia i vë Greqisë 'kufirin te thana'. Po Shqipëria çfarë do bëjë?

18:39, 23/10/2018
A+ Aa A-

Ankaraja i është kundërvënë sërish Athinës, pas deklaratave të ish-ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, i cili ndërsa dorëzonte mandatin tha se Greqia do të zgjerojë vijën e saj bregdetare nga 6 në 12 milje, duke filluar nga ishulli Otonos e deri në Kythira, e në vazhdim deri në përcaktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike me Egjiptin.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka bërë të qartë se Ankaraja nuk do të lejojë zgjerim të ujërave greke në asnjë pjesë të detit, as në Jon dhe as në Egje.

“Greqia bën shpesh njoftime të tilla për të shkaktuar tensione, apo në një kornizë populiste. Populizmi për ta është e vërteta. Kjo kërkohet edhe nga opinioni publik. Në rastin tonë, qytetarët bazohen te logjika. Ne jemi në favor të një zgjidhjeje paqësore të problemeve ekzistuese mes Greqisë dhe Turqisë. Ne nuk preferojmë tensione. Por, nëse Greqia përpiqet të na provokojë, ne reagojmë në mënyrën e duhur dhe i ndalim. Parlamenti ynë e ka thënë fjalën përfundimtare në lidhje me 12 miljet detare dhe ajo është në fuqi. Greqia duhet të marrë në konsideratë nëse do ta zgjidhë këtë çështje mes diplomacisë, apo nëse ne duhet ta zgjidhim atë ndryshe”, tha Cavusoglu.

Ministria e Jashtme turke ka thirrur edhe ambasadorin grek në Ankara, Petro Mavroidis, për të dhënë sqarime. Reagimi i prerë i ministrit të Jashtëm turk vjen në një kohë kur Athina pothuajse ka përfunduar marrëveshjen me Shqipërinë për përcaktimin e vijës bregdetare mes dy vendeve, e pritet edhe firmosja e një sërë marrëveshjesh të tjera të karakterit historik, apo të çështjeve që përmirësojnë jetën e banorëve të të dy vendeve.

Ndërsa Turqia nuk ka vonuar në reagim, ende nuk ka pasur një deklaratë zyrtare nga qeveria shqiptare, që sidoqoftë pak ditë më parë kishte thënë se është e drejtë e Greqisë të shtyjë vijën e saj bregdetare nga 6 në 12 milje, atje ku kjo është e mundur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Toni23/10/2018 22:01

Balo lopabana; Spo kuptoj qe shan njerezit ne baz te aparences. Nqs te dhimbset politika greke,shko dhe behu pushti grek.Turqin e kemi dhe kemi per ta pas Vella te madh. Ne turqi jetojn 12 million shqiptar,mos e harro. Dmth ne gjith tokat shqiptare sbehen kaq sa jetojn atje. Ti shko e pervoje a e kruan as kruan i pari turqia. Nje her ja rafshoj ushtaret ne ishull grekerve harrove ti ? Greku dhe ju grekofilet jeni njerezit me te urryer. Greku e mban veten superior por harron se i ka 3 million shqiptar brenda. Meso nje her Historine,pastaj flit per politiken dhe llogjiken,e Jonit dhe egjeut.

teshkerdhefsharobt23/10/2018 21:26

O balo picka te paska q... greku keq o race kurve . Turku te shjerdhen ty dhe greket ne jon ne egje ne adriatik e ku te duash ti o plere . Turku thjesht po mbron ca shqiptare te perdhunuar qe mos tja mar grek picka dhe ate pak det qe kane .prandaj ri e mos e shqep halen o bitch keshtu balo prostituta.

Balo Bna 23/10/2018 19:25

Çpune ka Turqia ne Jon!???? Ore " njeshi nuk bëhet dy", kemi pavarsi ne apo na ka ripushtuar Osmani!?? Da per dijeni te atyre " shqiptareve " me gjak osman,qe per fat te keq nuk jane pak...Turqia nuk e ka kaq te lehte sa mendon te komandoje ne Egje'! I del keq hesapi po e kruajti vete i pari.. Kete e di mire ky Çaush hundërroçka edhe ai Taip mustaqepërça...

Shto koment

Denonco