Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Bombë në shtëpinë e miliarderit Xhorxh Soros në Nju Jork

Bombë në shtëpinë e miliarderit Xhorxh Soros në Nju Jork

09:44, 23/10/2018
A+ Aa A-

Policia e Nju Jorkut njoftoi se ka shpërthyer në mënyrë të kontrolluar një bombë që u gjet në shtëpinë e biznesmenit miliarder George Soros në New York, njofton BBC. Pakoja u zbulua në një kuti postare nga një punonjës i z. Soros, që njoftoi autoritetet para se ta çonte atë në një zonë me pemë aty afër. Incidenti ndodhi të hënën pasdite dhe po hetohet nga FBI. 

Z. Soros është bërë një objektiv i shpeshtë për kritikat nga grupet e krahut të djathtë për mbështetjen që u jep kauzave liberale.

Miliarderi nuk ishte në shtëpinë e tij në qyttin Bedford në Ëestchester Couty në kohën e incidentit, thanë burimet.

“NJë punonjës i rezidencës hapi pakona dhe pa atë që dukej se ishte një pajisje shpërthyese”, tha një zyrtar i Policisë së Bedford për Neë York Times.

Policia u njoftua në orën 15:45 me orën lokale ose 20:45 GMT. Teksikët e skuadrave të bombave më vonë e shkatërruan atë. /SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Many23/10/2018 13:49

E ka ven vet. Esht si bomba ne ambasaden Sovjetike. Autoviktimizim per te "barazuar" pratestat fashiste te ojq-ve kancer qe ushqen me $.

Shto koment

Denonco