Japonia kthehet në vend mbeturinash, ja arsyet

Japonia kthehet në vend mbeturinash, ja arsyet

07:07, 22/10/2018
A+ Aa A-

Kombet në të gjithë globin kanë filluar të vuajnë nga grumbullimi i mbeturinave, pasi Kina ndërpreu importin e mbetjeve të riciklueshme këtë vit.

Japonia është bërë vendi më i fundit që raporton mbingarkesë të mbetjeve.

Ndalimi që Kina i bëri importimit të 24 llojeve të mbetjeve të ngurta, të tilla si shishe, letër e përzier, çelik dhe gazeta, ka ndikuar në zinxhirin e riciklimit në të gjithë globin.

Japonia, e cila vitin e kaluar ka eksportuar rreth gjysmën e 1.5 milion ton mbetjeve plastike vjetore, tani gjendet e "mbytur" nga mbeturinat e saj, ndërsa shumë qeveri lokale po e përballojnë me vështirësi problemin.

Të paktën 34 komuna vunë në dukje se ata po dështojnë të gjejnë destinacione të reja për të transferuar plastikën e tyre pasi kostot e brendshme të përpunimit të mbetjeve janë të larta.

Për të trajtuar problemin, ministria japoneze tha se do të zgjerojë kapacitetin vendas për të përpunuar mbeturinat plastike. Qeveria gjithashtu dëshiron të vendosë masa për të parandaluar hedhjen ilegale dhe për të zgjeruar përdorimin e bioplastikës të degradueshme.

Një problem i ngjashëm është raportuar këtë fundjavë në Britaninë e Madhe, e cila vitin e kaluar ka eksportuar afërsisht dy të tretat e mbetjeve të saj të riciklueshme. Shoqata e Qeverisjes Vendore (LGA) fajësoi vendimin kinez për ndryshimin e metodave të riciklimit duke detyruar autoritetet lokale të shtojnë një shtesë prej 500,000 paund në vit për këtë problem.

"Është e qartë se ndalimi i Kinës për mbetjet e importuara, të cilat së shpejti mund të zbatohen nga vendet e tjera, mund të kenë një ndikim të dukshëm në aftësinë e këshillit për të ricikluar", tha Martin Tett, zëdhënës i mjedisit për LGA.

Kina, e cila gjatë 25 viteve të fundit merrte 45 për qind të importeve plastike, pa dyshim pati një ndikim të madh në sistemin global të riciklimit. Ndërsa shumë kompani kineze zhvendosën veprimtarinë e tyre në Malajzi, vendi aziatik nuk ka kapacitet për të zëvendësuar Kinën dhe këtë javë imponoi një ndalim tre-mujor ndaj importeve. "Ne do të bëjmë çmos të garantojmë që Malajzia të mos jetë vendi i mbeturinave plastike të shteteve ë zhvilluara," tha ministri i Shkencës, Teknologjisë dhe Mjedisit dhe i Ndryshimeve Klimatike Yeo Bee Yin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco