Vrasja e gazetarit, Ministri i Jashtëm saudit: Gabim i tmerrshëm….

Vrasja e gazetarit, Ministri i Jashtëm saudit: Gabim i tmerrshëm….

18:57, 21/10/2018
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Adel al-Jazeer, deklaroi sot se vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi ishte një gabim i tmerrshëm dhe premtoi se ata që janë përgjegjës për vrasjen e tij do të dënohen.

"Fatkeqësisht, një gabim i madh dhe i tmerrshëm është bërë dhe unë ju siguroj se përgjegjësit do të dënohen", tha Jubeir për Fox Neës, raporton Reuters.

Pasi mohoi ndonjë përfshirje në zhdukjen e Khashoggi, pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, Arabia Saudite njoftoi të shtunën se ai u vra në një rrahje brenda në ndërtesë.

Më vonë, një zyrtar saudit tha se gazetari i Ëashington Post-it ishte mbytur, derisa burime të Al Jazzera pohojnë se ai ishte helmuar dhe më pas ishte prerë copë-copë nga një mjek saudit brenda në konsullatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco