VIDEO/ Riadi: Khashoggi vdiq pas një ‘sherri aksidental me grushte’ brenda konsullatës

VIDEO/ Riadi: Khashoggi vdiq pas një ‘sherri aksidental me grushte’ brenda konsullatës

09:24, 20/10/2018
A+ Aa A-

Gazetari Jamal Khashoggi vdiq pas një përplasje me grushta me disa individë brenda konsullatës saudite në Turqi, thanë autoritetet saudite pas gati dy javësh spekulime. Një zyrtar i lartë i shërbimit sekret të Arabisë Saudite u shkarkua pas incidentit.

Khashoggi jetonte në Turqi dhe ishte parë për herë të fundit duke hyrë në konsullatën në Stamboll dy javë më parë. Qeveria turke akuzoi pothuajse menjëherë autoritetet saudite për vrasjen e gazetarit, të cilin Rijadi e mohoi.

Të shtunën, megjithatë, një prokuror saudit njoftoi në televizionin shtetëror se pas një hetim mbi zhdukjen e Khashoggi, u konfirmua se ai ishte i vdekur. Një debat midis Khashoggi dhe njerëzve që e takuan atë brenda konsullatës më 2 tetor u përshkallëzua në "një grindje që çoi në vdekjen e tij", tha prokurori, duke shtuar se burrat më pas u përpoqën ta mbulonin vdekjen.

"Mbretëria saudite shpreh keqardhje të thellë për zhvillimet e dhimbshme që kanë ndodhur," shtoi në deklaratën e tij prokurori.

Hetimi është ende në proces dhe 18 shtetas sauditë janë arrestuar deri më tani, thanë autoritetet. Televizioni saudit gjithashtu konfirmoi se gjeneral Ahmad al-Asiri, zëvendës drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Inteligjencës, u shkarkua për incidentin.

Al-Asiri ishte një këshilltar i lartë i princit të kurorës Mohammed bin Salman, siç ishte një tjetër zyrtar i shkarkuar nga incidenti, Saud al-Qahtani, i cili ishte përgjegjës për propagandën saudite jashtë shtetit.

Pranimi i Arabisë Saudite duket se konfirmon të paktën disa nga akuzat e bëra nga zyrtarët anonimë turq gjatë dy javëve të fundit, megjithëse disa nga pretendimet më të ashpra - se ishte një sulm i urdhëruar nga bin Salman personalisht, ose se vrasësit e prenë trupin e Khashuolit copa me një sharrë kockash - mbeten thashetheme.

Zemërimi ndërkombëtar, i nxitur nga raportet e mediave për pretendimet e Turqisë, ka rezultuar tashmë në shumë vende dhe kompani që po largohen nga një konferencë e madhe investimi në Arabinë Saudite ndërkohë që Senati i SHBA kishte bërë thirrje për sanksione kundër Riadit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco