Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

VIDEO/ E tmerrshme, i ikën të atit nga duart, përfundon në makinën e rrezeve X

VIDEO/ E tmerrshme, i ikën të atit nga duart, përfundon në makinën e rrezeve X

07:27, 20/10/2018
A+ Aa A-

Një moment hutimi ka mjaftuar që në stacionin e trenit Xiaolan në Zhongshan City një fëmijë të përfundojë brenda rrezeve X. Në videon e kamerave të sigurisë shihet një burrë me një fëmijë për dore që i afrohen kontrollit të sigurisë. Ndërkohë që burri po kontrollonte edhe njëherë biletat djali i vogël zhduket.

Në video shihet babai i dëshpëruar që lëviz nëpër stacionin e trenit duke kërkuar djalin e tij. Por pak minuta më vonë shfaqet hija e fëmijës i skanuar nga rrezet X. Ai kishe hipur së bashku me valixhet dhe ishte skanuar.

Ngjarja ka ndodhur më 9 tetor por vetëm ditët e fundit është bërë publike nga mediat e huaja. Për sa mund të duket argëtuese, rrezet X janë shumë të dëmshme për organizmin e njeriut.

Rrezatimi jonizues mund të ndikojë në procesin e gjenerimit të qelizave dhe në rastet më ekstreme mund të shkaktojnë edhe disa forma të kancerit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco