Amerikanët kryqëzojnë gishtat! Të paktën njëri do të bëhet multimiliarder

Amerikanët kryqëzojnë gishtat! Të paktën njëri do të bëhet multimiliarder

23:50, 19/10/2018
A+ Aa A-

Natyrisht që do të ishte mënyra më e mirë për të nisur fundjavën. Çmimi për lotarinë “Mega Millions” të kësaj të premteje në Shtetet e Bashkuara i ka kaluar një miliard dollarët, duke u bërë kështu “jackpot”-i më i madh në historinë globale të lotarive, nëse fitohet nga një person i vetëm.

Radhë të gjata u krijuan që prej mëngjesit të kësaj të premteje në pikat e furnizimit me karburant në 44 shtete, në kryeqytetin federativ Uashington dhe në Ishujt Virxhin amerikanë, ku zhvillohet lotaria, ndërsa goglat e shortit do të zbulohen në orën 23 të mbrëmjes, me atë lokale, apo 5 të mëngjesit të së shtunës me orën tonë.

Çmimi më i madh i një “jackpot”-i në të kaluarën ka qenë 758,7 mln dollarë, i cili u fitua vjet nga Mavis Wanczyk, një nënë 53-vjeçare e dy fëmijëve, nga Massachusetts.

Në vitin 2016, një çmim më i madh prej 1.6 miliardë dollarësh nga “Powerball” u nda mes 3 fituesve nga Kalifornia, Florida dhe Tennessee. Secili prej tyre mori nga 528.8 mln dollarë në shtëpi.

Loja, e cila është krijuar në vitin 2002, ka pësuar ndryshime përgjatë viteve dhe i ka reduktuar mundësitë e të fituarit, duke sjellë për pasojë “jackpot”-e gjithnjë e më të mëdha.

Nëse dikush gjen saktë 6 numrat fitues, ai mund ta marrë shumën e “jackpot”-it përmes 30 pagesave për 30 vitet e ardhshme, apo i ashtuquajturi opsion i përvitshëm, ose të marrë një shumë më të reduktuar njëherë e përgjithmonë. Por, sa është probabiliteti për ta fituar këtë shumë? Një në 302.5 milionë banorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco