ISIS ka marrë 700 pengje dhe po vret nga 10 çdo ditë, ja deklarata shokuese e Putin

ISIS ka marrë 700 pengje dhe po vret nga 10 çdo ditë, ja deklarata shokuese e Putin

00:05, 19/10/2018
A+ Aa A-

Presidenti Vladimir Putin tha të enjten se militantët e Shtetit Islamik kishin kapur rreth 700 pengje në pjesën e Sirisë të kontrolluar nga forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara dhe kishin ekzekutuar disa prej tyre, ndërsa kërcënojnë të vrasin më shumë.

Duke folur në qytetin turistik të Soçit, në Detin e Zi, Putin tha se pengjet përfshinin disa shtetas amerikanë dhe evropianë, duke shtuar se Shteti Islamik po zgjeron kontrollin e tij në territorin në bregun e majtë të lumit Eufrat, i kontrolluar nga forcat e mbështetura nga SHBA.

“Ata kanë lëshuar ultimatume, kërkesa specifike dhe kanë paralajmëruar se nëse këto ultimatume nuk plotësohen, ata do të ekzekutojnë 10 njerëz çdo ditë. Ditën e djeshme ata ekzekutuan 10 vetë”, tha Putin në forumin e diskutimit “Valdai” në Soçi.

Agjencia e lajmeve TASS njoftoi të mërkurën se militantët e Shtetit Islamik kishin marrë rreth 700 pengje në provincën Deir-al Zor të Sirisë, pasi sulmuan një kamp refugjatësh në një zonë të kontrolluar nga forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara në 13 tetor.

TASS tha se militantët kishin rrëmbyer rreth 130 familje dhe i kishin marrë ato në qytetin e Hajinit. Në Uashington, ushtria amerikane ka hedhur dyshime mbi pretendimet e Putinit.

“Ndërsa ne kemi konfirmuar se ka pasur një sulm ndaj një kampi të personave të zhvendosur brenda vendit (Deir-al Zor) javën e kaluar, nuk kemi informacion që mbështet numrin e madh të pengjeve të pretenduara nga Presidenti Putin dhe ne jemi skeptikë për saktësinë e saj”, tha komandanti Sean Robertson, një zëdhënës i Pentagonit, në një deklaratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco