#MeToo, yjet britanike dhurojnë 1 milion paund për gratë e abuzuara seksualisht

#MeToo, yjet britanike dhurojnë 1 milion paund për gratë e abuzuara seksualisht

11:13, 11/10/2018
A+ Aa A-

Një fond i ngritur nga personalitete britanike në përgjigje të lëvizjes #MeToo ka dhënë më shumë se 1 milionë paund për grupet e grave në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Fondit për Drejtësi dhe Barazi është mbëhstetur nga yjet, përfshirë Emma Waston, Keira Knightley dhe Jodie Ëhittake.

Ato u kanë dhënë para shtatë organizatave që ndihmojnë gratë që kanë vuajtur nga abuzimet seksuale

Watson, ylli i Harry Potter, që dhuroi 1 milion paund në fillim të këtij viti, tha se ky ishte vetëm fillimi. Ajo shtoi se grantet ishin thelbësore në mbështetjen e punës dinamike të organizatave të grave në Britani.

Pothuajse një vit pas postimit të parë në Tëitter të #MeToo, Fondi për Drejtësi dhe Barazi dha mbi 1 milionë paund për shtatë organizata grash në Angli, Skoci, Irlandën e Veriut dhe Uells./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco