Erdogan nis vizitën në SHBA, do të shpjegojë marrëveshjen për Idlibin

Erdogan nis vizitën në SHBA, do të shpjegojë marrëveshjen për Idlibin

14:06, 23/09/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan filloi sot vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton TRT. Gjatë datave 23-27 shtator, Erdogan do të marrë pjesë në punimet e Sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Erdogan, përpara Asamblesë së Përgjithshme, që do të zhvillohet në Nju-Jork, ditën e hënë më 24 shtator, do të marrë pjesë në aktivitetin e nivelit të lartë për refugjatët globalë. Aty ai do të shpjegojë ato që ka bërë Turqia për të strehuarit sirianë dhe do të japë botës mesazhin “Mbështesni Turqinë”. Gjatë qëndrimit në Nju-Jork, Erdoani do të takohet edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Edhe sekretarit të përgjithshëm edhe liderëve të tjerë, që do të takojë, do t’u shpjegojë Marrëveshjen për Idlibin, të nënshkruar në qytetin Soçi të Rusisë në datën 17 shtator. 

TRT shkruan se "Turqia është e shqetësuar nga mbështetja me armë, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë PYD/YPG-së, zgjatimi i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri", ndaj Erdogan do t’u përcjellë liderëve, me të cilët do të takohet, reagimin në lidhje me këtë çështje.

Po ashtu, Presidenti i Turqisë Erdogan do të takohet edhe me përfaqësues të investimit dhe bizneseve amerikane dhe do të bëjë thirrje për investim në Turqi. Ditën e mërkurë më 26 shtator Presidenti Erdoan nga Nju-Jorku do të kalojë në Berlin, kryeqytetin e Gjermanisë, përfundon TRT.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco