VIDEO/ Pamje të rënda, babë e bir vrasin fqinjin për plehrat

VIDEO/ Pamje të rënda, babë e bir vrasin fqinjin për plehrat

10:06, 22/09/2018
A+ Aa A-

‘Nuk ke për të ma qëlluar burrin’, dëgjohen fjalët e të fejuarës së viktimës që filmon dy fqinjët, at e bir, të dy me armë në dorë.

Ata ishin duke u përplasur për një kosh plehrash te rrugica e përbashkët midis shtëpive.

‘Provo të ma drejtosh armën’, dëgjohet 37 vjeçari Aaron Howard, në Abilene, Texas, SHBA, pak para se dy fqinjët ta qëllojnë për vdekje.

Të dy u arrestuan dhe u liruan pasi paguan 25.000 dollarë garanci, në pritje të gjyqit.

Videoja është filmuar nga e fejuara e viktimës, Kara Box, dhe tregon 67 vjeçarin Xhoni Miller bashkë me djalin e tij, Majkëll Miller, deri në çastin që qëllojnë.

Avokati i të fejuarës e postoi videon në rrjetet shoqërore dhe tha se të gjithë duhet ta dinë se çfarë ndodhi, dhe se akuzat për vrasje duhet të qëndrojnë.

Shefi i policisë së Abilene tha se numri i lartë i krimeve bëri që të mos kishte asnjë polic të lirë, ndaj nuk mundën të ndërhynin në kohë për të parandaluar ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco