Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Zhduken 100 milionë dollarë

Zhduken 100 milionë dollarë

23:45, 19/09/2018
A+ Aa A-

Liberia ka nisur një hetim për zhdukjen e kartëmonedhave të reja me vlerë 16 miliard dollarë liberian (103 milionë dollarë amerikanë) të destinuara për bankën qendrore.

Qeveria ka ndaluar largimin e 15 personave nga vendi, ndërkohë që kërkimet për kartmonedhat e zhdukura vazhdojnë, thuhet në një deklaratë të publikuar nga ministria e informacionit.

Mes emrave në listë janë edhe djali i ish-presidentit Ellen Johnson Sirleaf, Charles Sirleaf dhe ish guvernatori i bankës qendrore Milton Weeks.

Sipas mediave lokale, paratë ishin dërguar me një kontejner në kryeqytet, Monrovia, pasi u shtypën në Liban dhe Suedi gjatë periudhës nëntor 2017 – prill 2018.

Nuk ka asnjë të dhënë se si u zhdukën paratë. /ATSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco