VIDEO/ E mësoi vetë, 11 vjeçai i mahnit të gjithë me kitarën e tij

VIDEO/ E mësoi vetë, 11 vjeçai i mahnit të gjithë me kitarën e tij

17:46, 19/09/2018
A+ Aa A-

Feng Xiaoxiao nga Taipei i Tajvanit, ka mësuar vet t’i binte kitarës tradicionale havajane të njohur si ukulele dhe gjatë një përfomance në rrugë, i ka mahnitur të gjithë.

Fëmija 11-vjeçar që ushtron në këtë instrument për disa vjet, luajti melodinë e vitit 1968 ‘Classical Gas’ nga Mason Ëilliams.

Të pranishmit patën mundësi ta ndjekin nga afër, teksa iu binte telave, ndërsa për një moment e shfrytëzoi kornizën edhe si tupan.

Prindërit e fëmijës, po e shëtisin atë nëpër sheshe të ndryshme të qytetit, në mënyrë që sa më shumë njerëz ta shohin talentin e tij.

Madje, ata kanë dëshirë që ta dërgojnë edhe në qendra të ndryshme të Britanisë së Madhe, ku mund t’i bie në sy ndonjë producentin dhe ta angazhoi në mënyrë profesionale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco