Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Historia, gjendet pas 250 vitesh anija legjendare e kapitenit James Cook

Historia, gjendet pas 250 vitesh anija legjendare e kapitenit James Cook

13:59, 19/09/2018
A+ Aa A-

Anija legjendare e kapitenit James Cook, HMS Endeavor besohet të jetë gjetur më në fund pas 250 vitesh.Kerkuesit detarë, të cilët kanë kaluar më shumë se dy dekada në kërkim të anijes, thonë se tani kanë identifikuar pikën e saktë ku po 'pushon' HMS Endeavor.

Detajet e asaj që do të zgjidhë një nga misteret më të mëdha detare të të gjitha kohërave, do të shpallen zyrtarisht të premten në Shtetet e Bashkuara.

Ngjarja do të zhvillohet në një ishull i vogël në gjirin e Narragansett, jashtë Newport, Rhode Island, pranë vendit ku mendohet të jenë mbetjet e anijes.

Arkeologët mësuan 20 vjet më parë se anija u rrëmbye në portin Neëport.

Identifikimi i vendit të pushimit përfundimtar të anijes ka ngritur shpresat se gërimiet për HMS Endeavour do të fillojnë vitin e ardhshëm.

Drejtori i RIMAP, Kathy Abbass, tha se zbulimi do të ishte i rëndësishëm për një numër vendesh, përfshirë Australinë, SHBA, Britaninë dhe Zelandën e Re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco